Lajme

Hamza: Ky është fillimi për t’i dhënë çdo familjeje një mundësi për jetë ma të mirë

12/11/2025 16:28
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, një ditë pas prezantimit të programit qeverisës, me sloganin “Bashkë. Përpara”, ka premtuar se misioni i tyre është rikthimi i stabilitetit.

Hamza tha se do të punojnë që ta bashkojnë shoqërinë dhe që çdo familje të ketë një mundësi më të mirë për të jetuar në vendin tonë.

“Ky është fillimi i një misioni për ta rikthyer stabilitetin, për ta bashkuar shoqërinë dhe për t’i dhënë çdo familjeje në Kosovë një mundësi për jetë ma të mirë.”/