Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që po mbahen tubimet, përkrahja është si kurrë më parë.
Hamza u shpreh i bindur se ky vullnet, përkrahje e energji, do të rezultojë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Ne kemi hy në fushatë zgjedhore të përgatitur edhe me struktura edhe me ekip edhe me program. Tubimi i parë që është mbajt në Prishtinë, jam prej fillimit në PDK, tubim më masiv edhe ma me energji, nuk kam taku. Pastaj ka qenë edhe tubimi tjetër në Ferizaj edhe në masivitet, edhe organizim, edhe energji, edhe ngado që po shkoj, po vërej mobilizim të njerëzve, vullnet të njerëzve për me e përkrah programin edhe mu si kandidat për kryeministër. Sigurisht edhe partitë e tjera i kanë bërë përgatitjet e veta, por unë me bindjen time të plotë them se tubimet e PDK-së deri më tash kanë qenë edhe më masive edhe mirë të organizuara edhe me energji e vullnet edhe jam i bindur që kjo energji e ky vullnet ka me rezultojë me rezultat më 9 shkurt”, u shpreh Hamza.