Kanddiati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, tha në një konferencë për media se janë të gatshëm të marrin përgjegjësi nëse partia e parë nuk arrin t’a formojë Qeverinë.
Hamza tha se janë në komunikim me të gjitha partitë politike.
Sa i përket koalicioneve ai tha se ‘nuk i preferon vijat e kuqe’
“Jemi të gatshëm që ne si parti e dytë të marrim përgjegjësitë për formimin e Qeverisë.Jam në komunikim me partitë opozitare që ne ta formojme Qeverinë. Nuk e ka komoditetin Kosova të krijojë vakum institucional. Cdo vonesë në formimin e Qeverisë e paarsyeshme dhe e dëmshme për vendin”
“Vijat e kuqe nuk i preferoj. Asnjë barriere me asnjë aprti dhe asnje politikan nuk ka tek unë. Jemi në konsultim edhe me LDK, edhe me AAK edhe me NISMA. Nëse vjen radha jemi të gatshëm vendit me i dhënë institucione, por nuk kemi arrit në pikën që me nda postet” tha Hamza raporton “Gazeta Blic”.