Lajme

Hamza: Këtë të diel, lufta e lavdishme e UÇK-së dhe e vërteta jonë mbrohet në Strasburg!

11/14/2025 20:59
nga:Y I

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar në prag të protestës së paralajmëruar në Strasburg, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hamza ka theksuar se e diela do të jetë një ditë e rëndësishme për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

“Këtë të diel, lufta e lavdishme e UÇK-së dhe e vërteta jonë mbrohet në Strasburg. Asnjë proces dhe asnjë raport nuk do të lejojmë që ta njollosë luftën çlirimtare dhe të shtrembërojë historinë tonë,” ka shkruar Hamza.

Ai tha se është pranë kategorive të dala nga lufta dhe se mbështet protestën e tyre paqësore, të cilën e vlerësoi si të drejtë dhe të domosdoshme në mbrojtje të dinjitetit të UÇK-së.

“Jemi pranë kategorive të dala nga lufta e UÇK-së dhe mbështesim protestën e tyre paqësore. Po ashtu, qëndrojmë krah liderëve tanë të luftës dhe paqes, të cilët vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në Hagë,” theksoi Hamza, duke nënvizuar se Kosova nuk ka heronj “për të sakrifikuar”.