Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë.
Hamza ka deklaruar se nuk është kundër që të ketë takime por para se me fol për pozitat ai potencoi se janë tepër të rëndësishme prioritetet.
Ai bëri të ditur se i ka kthyer përgjigje ftesës së Kurtit dhe se PDK-ja është e gatshme për takim nesër në ora 09:00.
“Duke e ditur seriozitetin e situatës mendoj se secili nga ne duhet të sillet në mënyrë të përgjegjshme e serioze duke filluar prej ftesës.Ftesa duhet të dërgohet në mënyrën si e kërkon rendi me u dërgu nga kryetari i partisë me numrin më të madh të ulëseve të siguruara në Kuvendin e Kosovës dhe takimi të mbahet në ambientet e Kuvendit të Republikës së Koosvës. Datat e propozuara kanë qenë sot ora 17:00, nesër në ora 08:00, ora 09:00 dhe ora 18:00. Sigurisht që unë do të sillem në mënyrë të përgjegjshme, institucionale. Nuk jam kundër që të ketë takime por para se me fol për pozitat është tepër e rëndësishme prioritetet”
“Unë ja ktheva shkresën që PDK është e gatshme me u taku nesër në orën 09:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës” deklaroi Hamza pas takimit raporton “Gazeta Blic”.
Video e plotë:
Kurti u dërgon ftesë për takim liderëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për çështjen e presidentit


