Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka reaguar pas atentatit që iu bë ish-presidentit amerikan, Donald Trump, raporton GazetaBlic.
Hamza përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se, bota është e tronditur nga ky atentat.
Tutje, siç thotë ai, ekstremistët që përmes dhunës si mjet politik synojnë t’i arrijnë qëllimet e tyre janë armiqtë më të mëdhenj të demokracive kudo në botë.
Shkrimi:
Bota demokratike është tronditur nga atentati ndaj presidentit Trump, i cili fatmirësisht shpëtoi pa pasoja serioze. Shpreh keqardhje për humbjen e jetës së qytetarit amerikan dhe plagosjes së një tjetri, që ishin pjesë e tubimit elektoral. Ekstremistët që përmes dhunës si mjet politik synojnë t’i arrijnë qëllimet e tyre janë armiqtë më të mëdhenj të demokracive kudo në botë.
Vlerat e kombit amerikan nuk mund t’i cenojë dhe zbeh asnjë akt i shëmtuar!
Presidentit Trump i urojmë rikthim të shpejt në garën elektorale!
God Bless America! 🇺🇸


