Lajme

Hamza: Barna falas për të prekurit me kancer dhe ata me sëmundje kronike

02/06/2025 09:46
nga:G B

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar se në rast se e merr drejtimin e qeverisë, pos që do ta dyfishojë buxhetin për barnat esenciale, ato do t’ua sigurojë falas të prekurve me kancer dhe me sëmundje kronike.

Po ashtu, Hamza u zotua se do të funksionalizojë Sigurimet Shëndetësore.

“Asnjë familje më nuk do të zgjedhë midis shëndetit të fëmijëve dhe shpenzimeve të shtëpisë, sepse do t’i funksionalizojmë Sigurimet Shëndetësore. Edhe buxhetin për barnat esenciale do ta dyfishojmë dhe ato do t’i sigurojmë krejtësisht falas për të prekurit nga kancerit dhe ata me sëmundje kronike”, ka shkruar Hamza në Facebook.