Lajme

Hamza anulon tubimin në Vjenë pas ngjarjeve në veri

11/30/2024 15:43
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se e ka anuluar udhëtimin dhe tubimin e planifikuar në Vjenë të Austrisë, kjo pas ngjarjeve të ndodhura në Veri të vendit.

Hamza ka thënë se këtë vendim e ka marrë për të qëndruar afër qytetarëve.

“Bashkatdhetarëve të mi në Austri, të cilët sonte kisha planifikuar t’i takoj, ju kërkoj ndjesë për mungesën time në tubimin e sotëm në Vjenë. Për shkak të ngjarjeve në veriun e vendit, që kanë shkaktuar pasoja të rënda, kam anuluar pjesëmarrjen për t’ju qëndruar pranë qytetarëve në këtë periudhë të ndjeshme” shkruan Hamza në Facebook raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Bashkatdhetarëve të mi në Austri, të cilët sonte kisha planifikuar t’i takoj, ju kërkoj ndjesë për mungesën time në tubimin e sotëm në Vjenë. Për shkak të ngjarjeve në veriun e vendit, që kanë shkaktuar pasoja të rënda, kam anuluar pjesëmarrjen për t’ju qëndruar pranë qytetarëve në këtë periudhë të ndjeshme.

E di se bashkatdhetarët tanë po bashkëndjejnë në këto momente me ne, siç jam i sigurt që do të takohemi së shpejti në ditë më të mira për qytetarët tanë, mërgatën dhe Kosovën.

Ju falënderoj për mirëkuptimin!