Lajme

Hamza: 100 euro në muaj subvencionim për familjet që regjistrojnë fëmijët në çerdhe private

01/21/2025 09:37
nga:Sh R

Kandidati për kryeministër nga Parita Demokratike e Kosovës, Bedri Hazma, thotë se do të investojë tek fëmijët dhe të rinjët e vendit, në mënyrë që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtetin tonë, raporton GazetaBlic.

Hamza tutje tregon se zotimi i tij i pestë është arsimi për një të ardhme më të mirë.

Ai premton se do ti ndaj nga 100 euro në muaj subvencionim për familjet që regjistrojnë fëmijët në çerdhet private, ku pos kësaj ai tha se do të ketë programe të veçanta të bullizmit dhe dhunës nëpër shkolla.

Postimi i plotë:

Arsim për të ardhmen, 100 euro në muaj subvencionim për familjet që i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private, digjitalizmi i arsimit fillor dhe të mesëm, programe të veçanta kunder bullizmit, ta bëjmë Kosovën më mirë.

Ne do të investojmë tek fëmijët dhe të rinjtë tanë, në mënyrë që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtetin tonë dhe të mos kenë nevojë ta kërkojnë atë jashtë kufijve.

Zotimi im i pestë është arsimi për të ardhmen! #MaMirë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bedri Hamza (@bedrihamza.official)