Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e Conference League mes Hamrun dhe FC Ballkani.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra kosovare e kishte dukshëm dominimin dhe ishte në dy raste shumë afër golit, por që ishte e pafat.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me shifrat poashtu 0 me 0, me pjesën e dytë që mund të jetë vendimtare për skuadrën që do të kalojë tutje.
Në rast se as pas 90 minutave nuk do të ketë fitues, atëherë më pas do të kemi edhe vazhdime dhe eventualisht penallti.
/GazetaBlic Sport/


