Lajme

Hamiti: Vendi ynë do t’i vuajë gjatë pasojat e sundimit të Albin Kurtit dhe të koalicionit të tij “Krejt dhe drejt” prej vitit 2021

04/16/2026 22:17
nga:Genita C

Muhamet Hamiti ka reaguar lidhur me kërkesat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2023 të pranuar nga Albin Kurti, raporton GazetaBlic.

Hamiti tha se kjo marrëveshje është “më e dëmshmja” në procesin e dialogut me Serbinë dhe sipas tij nënkupton autonomi politiko-territoriale për serbët, gjë që ai e konsideron në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ai shtoi se, sipas tij, vendi do të përballet me pasoja afatgjata nga qeverisja aktuale dhe marrëveshjet e arritura në dialog.

“BE-ja i kërkon Kosovës ta zbatojë marrëveshjen që e ka pranuar kryeministri Albin Kurti më 2023. Është marrëveshja më e dëmshme për Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë. Vetëmenaxhim do të thotë në thelb autonomi politiko-territoriale për serbët, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Vendi ynë do t’i vuajë gjatë pasojat e sundimit të Albin Kurtit dhe të koalicionit të tij “Krejt dhe drejt” prej vitit 2021′, shkruan Hamiti.