Lajme

Hamiti-studentëve: Merrini paratë, refuzojeni Albinin!

11/07/2025 09:13
nga:Y I

Muhamet Hamiti nga LDK ka komentuar veprimin e kryeministrit në detyrë për dërgimin e mesazheve për studentët ku i informonte ata për 100 eurot e ndara nga qeveria.

Ai e kritikoi këtë veprim të Kurtit, duke kërkuar nga studentët që ta ndëshkojnë për këtë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti e pati edhe një mesazh për studentët.

“Merrini paratë, refuzojeni Albinin!”, shkroi Hamiti, pasi Metro e publikoi mesazhin që u ishte dërguar mbrëmë studentëve nga Albin Kurti.