Lajme

Hamiti: Qeveria po përbuz qytetarët, duhet të marrë përgjigje në zgjedhjet e radhës

01/19/2023 17:57
nga:Astrit Gashi

Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti ka hedhur akuza drejt Qeverisë.

Sipas Hamitit, Qeveria ‘Kurti’ po përbuz qytetarët dhe për këtë duhet të marrë përgjigje të votuesve në zgjedhjet e radhës.

Postimi i plotë:

Pushteti që i përbuz qytetarët e vendit të vet, siç po bën ky yni në Kosovë, duhet ta marrë përgjigjen e votuesve në zgjedhjet nacionale të radhës. Kurdo që të ndodhin.

Përbuzja nuk kalon!