Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kurtit , duke e cilësuar atë si “qeverinë më të korruptuar në historinë e re të vendit”, raporton GazetaBlic.
Ai ka kujtuar se Departamenti Amerikan i Shtetit vitin e kaluar raportoi për “korrupsion të rëndë qeveritar”.
Sipas Hamitit, korrupsioni është bërë endemik, qytetarët janë varfëruar dhe Kosova është izoluar, duke humbur qindra milionë euro për shkak të sanksioneve të BE-së që nga mesi i vitit 2023.


