Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se pushteti “Krejt dhe Drejt” duke iu referuar LVV-së, i ka siguruar para dy vjetësh dy prej katër degëve të pushtetit.
Hamiti thotë se pushtetet e tjera, gjyqësorin dhe median do t’i kapë duke i frikësuar.
Ai tutje shton se me këtë sjellje autoritare që ka synimin pushtetin absolut, kjo Qeveri do t’i humbë edhe dy degët e para të pushtetit, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Pushteti “Krejt dhe drejt” i ka siguruar para dy vjetësh dy prej katër degëve të pushtetit. Me votë pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv.
Pushtetet e tjera, gjyqësorin e pavarur dhe median e lirë, po do t’i kapë duke i frikësuar e shantazhuar. Nuk do t’ia dalë, siç po duket.
Me këtë sjellje autoritare që ka synimin pushtetin absolut dhe absolutist, kjo Qeveri e Kosovës do të humbë edhe dy degët e para të pushtetit. Natyrisht, me votë qytetare.


