Lajme

Hamiti i LDK-së: VV-së s’po ua shtron kush pyetjen a kanë program

10 ditë më parë
nga:G C

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, shkroi në një reagim që Vetëvendosja përveç që s’i ka numrat për qeveri, nuk ka as program qeverisës.

“A i keni numrat po e pyesin VV-në? Protagonistë të saj herë po thonë po, herë jo. A keni program? Këtë pyetje s’po ua shtron kush këtyre që po thonë se do ta bëjnë Qeverinë”, shkroi ai.