Lajme

Hamiti: Diskursi i Besnik Bislimit është për gjynah dhe i rrezikshëm

06/26/2023 19:42
nga:Genita C

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka quajtur të rrezikshëm diskursin e zëvendës-kryeministrit, Besnik Bislimi, pas shkrimit të këtij të fundit në lidhje me lirimin e tre policëve kosovarë nga Serbia.

Në llogarinë e tij në Facebook, Hamiti tha diskursi trashanik i Bislimit është i pahijshëm për këdo që merret me diplomaci, teksa të dytin e Qeverisë e kritikoi për denigrim të bashkësisë ndërkombëtare, që sipas Bislimit “po vendos masa shtrёnguese ndaj demokracisё sё vetme dhe vendit mё properёndimor nё gjithë Ballkanin”.