Lajme

Hamiti: ”Demokracia vdes në errësirë, por edhe në pikë të ditës”

07/31/2023 15:50
nga:Genita C

Sot u mbajt protesta e thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me moton “Demokracia vdes në errësirë”.

Lidhur me moton e kësaj protesta ka reaguar edhe Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti.

Hamiti përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka propozuar se motoja e protestës së sotme do të duhej të ishte “Demokracia vdes edhe në pikë të ditës”.