Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, duke komentuar propozimin e Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun kryeparlamentare, tha se askush nga ata që kanë sulmuar Kuvendin nuk do të duhej as të propozohej as të zgjidhej.
“Askush nga kontigjenti i njerëzve që e kanë sulmuar Kuvendin, institucionin ligjvënës të Kosovës, nuk do të duhej as të propozohej as të zgjidhej në detyrën e kryetarit të Kuvendit. As njerëzit që kanë bërë ligje antikushtetuese” shkruan Hamiti raporton “Gazeta Blic”.
Hamiti i referohet akuzës me të cilën përballet Haxhiu për futjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 2016 bashkë me disa deputetë të tjerë të asaj kohe.
Kujtojmë se Albulena Haxhiu e propozuar për pozitën e Kryeparlamentares nga Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar të zgjidhet për herë të tretë.
Reagimi i plotë:


