Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka thënë se përvjetori i Pavarësisë së Kosovës pritet me shqetësime për gjendjen e viteve të fundit.
Në një shkrim në Facebook, ai ka përmendur sanksionet dhe pezullimin e Dialogut Strategjik me ShBA-të.
Hamiti po ashtu ka folur edhe për paralizën institucionale gjatë vitit 2025.
“Në vigjilie të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ne, shtetasit e këtij vendi, e presim me gëzim festën më të madhe në historinë tonë, por jo pa shqetësime për gjendjen e viteve të fundit. Ishim dy vjet e gjysmë nën sanksione të ashpra të BE-së. Po ashtu edhe me Dialog Strategjik të pezulluar me SHBA-të nga shtatori i vitit të kaluar. Këto ndodhën në kohën e lidershipit të vendit tonë që erdhi nga zgjedhjet nacionale të para pesë viteve, më 14 shkurt 2021.
Për më tepër, viti 2025 kaloi në paralizë shoqërore dhe institucionale. Ishte vit i humbur për Kosovën” – ka shkruar ai.


