Sporti

Hamilton: Nuk luftojmë për kampionat

04/25/2022 13:58
nga:N M

Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton ka thënë që nuk do të luftojë për të fituar Kampionatin Botëror.

Hamilton dje kishte një performance mjaft dëshpëruese në garë për Çmimin e Madh të Emilia Romagna, pasi e përfundoi në vendin e 14.

Pas asaj paraqitje ai tha se ekipi i Mercedes nuk luftojnë për kampionatin, por për të kuptuar makinat.

“Me padyshim që nuk luftojmë për kampionatin. Ne po luftojmë për të kuptuar makinën dhe për të përmirësuar atë gjatë vitit”, tha Hamilton

Në garën për Çmimin e Madh të Emilia Romagna fitues doli Max Verstappen, i cili po kalon në një periudhë fenomenale këtë sezon.