Sporti

Hamdi Namani shpallet lojtari më i mirë i javës në Superligë

02/14/2022 15:18
nga:L J

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 19-të, të parën në stinorin pranveror në #BKTSuperligë është shpallur futbollisti në radhët e FC Drita, Hamdi Namani, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori qendror i bardhekaltërve realizoi “hat-trick” në ndeshjen kundër KF Feronikeli, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat bindës, 7:0.

Me këtë fitore Drita FC ka marrë kryesimin në renditjen e Superligës, me 37 pikë.