Sporti

Hamburgu përdor një fjalë sllave në postimin për Sahitin, reagime të forta nga komentuesit shqiptarë

01/30/2026 21:20
nga:Mergim Rreci

Një postim i skuadrës së Hamburgut ka shkaktuar polemika të mëdha dhe reagime.

Postimi i lamtumirës për Emir Sahitin, u shoqërua me reagime të forta nga komentuesit shqiptarë, sepse aty u përdor një fjalë sllave – ‘brate’, transmeton GazetaBlic Sport.

Kjo gjë ka nxitur komente në numër të madh në postimin e klubit gjerman, duke e vlerësuar si shprehje të papranueshme.

/GazetaBlic Sport/