Lajme

Hamasi thotë se lideri i tyre është në kontakt me ndërmjetësit për marrëveshjen e armëpushimit

07/03/2024 23:56
nga:Sh R

Hamasi ka thënë se lideri i tyre, Ismail Haniyeh është në kontakt me ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit për të diskutuar idetë për një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

“E gjitha u bë në një frymë pozitive me përmbajtjen e diskutimeve në vazhdim”, thuhet në deklaratë.

Hamasi shtoi se në orët e fundit, anëtarët e tij diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit me zyrtarët në Turqi.