Lajme

Hamasi pretendon se sulmet e Izraelit vranë dy pengje izraelite

01/15/2024 22:35
nga:G B

Hamasi ka publikuar një video ku njofton vdekjen e dy pengjeve izraelite, ndërsa pretendon se ata janë vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit.

Videoja tregonte një grua e cila mbahet peng, duke folur nën presion, dhe duke zbuluar se dy burra të cilët po mbaheshin peng ishin vrarë, raporton The Guardian.

Nuk dihet se kur dhe ku u xhirua video, dhe nuk ka ndonjë konfirmim të pavarur lidhur me pretendimin e Hamasit.