Lajme

Hamasi i jep Izraelit listën e pengjeve që pritet të lirohen të mërkurën

11/29/2023 09:42
nga:N K

Lista e grupit të gjashtë të pengjeve që pritet të lirohen i është dhënë qeverisë izraelite nga Hamasi, ndërsa familjet e tyre janë duke u njoftuar, raportoi të mërkurën CNN-i.

Ky do të jetë lirimi i dytë i pengjeve gjatë kohës së zgjatjes së armëpushimit.

Një grup tjetër prej 12 pengjeve, i përbërë nga 10 izraelitë dhe dy shtetas tajlandezë, u liruan nga Hamasi të martën, sipas zyrtarëve.

Siç është bërë e ditur, edhe tridhjetë palestinezë u liruan gjithashtu nga burgjet izraelite.