Lajme

Hamasi falënderon Katarin dhe Egjiptin për ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit

11/23/2023 17:47
nga:G B

Zëdhënësi i Hamasit, Osama Hamdan falënderoi Katarin dhe Egjiptin që ndërmjetësuan për marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas, e cila fillon të zbatohet të premten.

Ai fajësoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun, për vonesën në sigurimin e marrëveshjes, duke thënë se supozohej të ishte rënë dakord para më shumë se 10 ditëve më parë.

Tutje Hamadan i tha Al Jazeera-s se ai “shpreson” që pauza katërditore të shkojë përpara pa asnjë ndërlikim, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa pauzën e përkohshme e shikonte pozitivisht, ai theksoi se “E vetmja gjë që do ta bëjë kombin palestinez të kënaqur është fundi i okupimit dhe fundi i sulmit izraelit në Gaza”.

Prandaj, shtoi se “armëpushimi nuk ishte fundi i rrugës”.