Sulmuesi Sebastien Haller, i transfeuar së fundmi në Borussia Dortmund nga klubi holandez Ajax u diagnostikua me një tumor në testikuj.
Ai ka reaguar pas lajmit, ku ka thënë se do të rikthehet më i fortë se kurrë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e mbështetjes dhe dashurisë. Unë dhe familja ime jemi mirënjohës. Tani do të fokusohem në rikuperimin tim për t’u rikthyer më i fortë”, ka shkruar Haller në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Haller u largua nga kampi stërvitor i Borussia Dortmundit në Zvicër të hënën pasi nuk u ndje mirë, më pas zbuloi një tumor në testikujt e tij pas ekzaminimeve intensive mjekësore.
/GazetaBlic Sport
View this post on Instagram


