Lajme

Haliti: Zhurma që po e bën Kurti para zgjedhjeve, e njëjtë si e Vuçiqit

08/29/2024 14:08
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në një intervistë dhënë për GazetaBlic thekson se veprimet e fundit të Qeverisë Kurti, përfshirë urën e Ibrit, pagën minimale e sigurimet shëndetësore, po bëhen për fushatë elektorale.

Madje, sipas Halitit kjo është zhurmë që po bëhet është nacionaliste, madje siç thotë ai, është e njëjtë si e presidentit serb, Vuçiq, që bëri para zgjedhjeve në Serbi.

“Zhurma nacionaliste, ose edhe patriotike (nëse është e tillë) e Kurtit është e njëjta si e Vuçiqit, para zgjedhjeve në Serbi që fliste për Kosovën. Në Kosovë, Kurti e ka zgjedh variantin e parë për ta qetësuar elementin nacionalist që e ka brenda partisë së tij, por edhe jashtë për të fituar më shumë vota”, tha Haliti.

Haliti shpreson që në të ardhmen qytetarët ta kuptojnë këtë ‘lojë’ të Kurtit.

“Çështja e pagës minimale, apo rrija, është për t’i qetësuar qytetarët që kanë paga të ulëta, në rrethana kur çmimet janë rritë shumë në treg. Shpresoj që në të ardhmen, qytetarët do ta kuptojë që ky është një veprim elektoral”, tha Haliti për GazetaBlic.

“Kurti ia humbi Kosovës katër vite, kundër i ka edhe disa deputetë të partisë së tij – ka hyrë në rrugë të gabuar”

Haki Abazi: Suksesi më i madh i Albin Kurtit është izolimi i Kosovës në Bashkësinë Ndërkombëtare

Ahmeti i PSD-së: VV’ja është parti “catch-all”, asnjë aty s’ka rëndësi sa Kurti