Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në emisionin “Click” në RTV21 tha se nuk është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të partisë ku ai bën pjesë.
“Kam mendu se kemi me shku te 28 deputetë deri në 39”, tha Haliti.
“E kemi habitatin e votave që i kemi pas, ekziston një vetëkënaqësie që i kemi ruajtur, por duhet me pas projekt me i fitu zgjedhjet”, tha Haliti.
Ai më tej shtoi se nevojitet një analizë se pse populli nuk i besoi PDK-së për të qeverisur.
“Na mund me thënë i vodhëm votat, ja erdhi diaspora, por diaspora ka të drejtë vote, por tani unë nuk e besoj që në PDK do të duhet me kërku përgjegjësi në këtë rast, sepse Bedriu i ka pas një muaj ditë që e kemi zgjedhur kryetar, por ka qenë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e kaluara”, tha Haliti, duke shtuar se në parti nuk ka dëgjuar dikënd të ketë thënë se duhet të marrë përgjegjësinë.
“Duhet me marrë përgjegjësi kryesia e partisë, ata që e kanë përgatit fushatën dhe kush ka qenë në krye të fushatës është përgjegjësi më i madhi, jo te ne por te të gjitha partitë në botë, ke humbur zgjedhjet jep dorëheqje”, tha ai.


