Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ftuar sot në takim krerët e partive politike për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve.
Takimin e kanë konfirmuar të gjitha subjektet politike në vend dhe i njëjti pritet të fillojë në ora 14:00.
Këtë takim po e konsiderojnë krejt të panevojshëm nga Partia Demokratike e kosovës.
Kështu tha për “Gazeta Blic” deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti.
Haliti tha se presidentja ska kompetencë të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme, pa u shpërnda Kuvendi ose shkarkimin e Qeverisë.
Ai uroi që të mos të bëhen gabime që do e lënë vendin për disa muaj pa institucionin më të lartë të shtetit.
“Presidentja Osmani s’ka kopetencë të shpallë daten e zgjedhjeve të parakohshme, pa u shpërnda Kuvendi ose shkarkimin e Qeverisë. Uroj që mos të bëhen gabime që do e lënë vendin për disa muaj pa institucionin më të lartë të shtetit, Kuvendin e Kosovës”
“Qeveria mund të japë dorëheqje ose të shkarkohet, ajo mund të zgjidhet ose rizgjidhet brenda javës, por vendi pa Parlament , në kushtet që është Kosova sdo të duhej të ishte pa një parlament funksional. Takimin e sotëm e shoh krejt të panevojshem sepse datat e propozuara janë obligim kushtetues” deklaroi Haliti për “Gazeta Blic”.
Takimi ndërmjet Presidentes Osmani dhe krerëve të partieve polititike do të mbahet në orën 14:00 në sallën C301.
Pas takimit ajo do të mbajë konferencë për media në hollin e Kabinetit të Presidencës.
Osmani u ka dërguar letër liderëve të partive më 26 korrik.
“Përmes kësaj letre, po ju drejtohem lidhur me konsultimin e përbashkët për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës.Në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 66 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenein 5 (2) të Ligjit Nr. 08/L -228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (“Ligji”), zgjedhjet e rregullta për Kuvend, duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 Janar-16 Shkurt 2025. Rrjedhimisht, në pajtim me përcaktimet e Kushtetutës dhe Ligjit, sot më 26 korrik, fillon zyrtarisht faza brenda së cilës mund të zhvillohen konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve”
“Në këtë drejtim, bazuar në kompetencat e mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ftoheni në takim konsultativ më 31 korrik 2024, në orën 14:00, në Sallën S301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Osmanit.
/Gazeta Blic/