Lajme

Haliti: Qëllimi i LPK-së ka qenë që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë, por nuk realizohet gjithçka

06/11/2024 21:10
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se qëllimi i organizatës të cilës i përkiste Lëvizjes popullore të Kosovës, ka qenë bashkimi me Shqipërinë.

Por, thekson Haliti, se jo gjithçka mund të realizohet sipas dëshirave dhe tanimë Kosova është e lirë dhe e pavarur falë angazhimit të të gjithë spektrit legal e ilegal të asaj kohe.

‘Filluar me analizën për çka kemi vepruar, normalisht që programi i organizatës të cilës i kam takuar që nga fillimi ka qenë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, me vonë është bërë bashkimi i fiseve shqiptare ne Jugosllavi. Dhe kuptohet pas luftës dhe në pjesën edhe para lutës është bërë një reformim i LPK-së, në të cilën fiset nuk janë përmend por është bërë LKP… gjithçka nuk mund të realizohet sipas dëshirave, procesi ka ecë në formën e vet, tash Kosova është e lirë falë angazhimit edhe politik të gjithë spektrit ilegal dhe legal që akne qenë për të ndryshuar sitën në Kosovë.

Sot fal luftës së UÇK-së, angazhimeve politike të UÇK-së dhe politikave shtetet formuese qoftë brenda partive të atëherë që kanë punuar me përkushtim në variantin e vet”, ka thënë Haliti në “Debat Plus”.