Lajme

Haliti: Puna e parë e Albin Kurtit në shtator është të ulet në tavolinën e dialogut

08/28/2023 13:54
nga:G C

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se ulja në tavolinën e dialogut me Serbinë është çështje primare e Qeverisë Kurti.

Haliti në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Qeveria duhet të marrë hapa që nuk e penalizojnë më Kosovën.

“Që nga formimi i kësaj Qeverie, çështje e parë dhe e domosdoshme dhe çështja që Kosovës i hapen dyert është ulja në dialog me Serbinë, respektivisht me Bashkimin Evropian sepse realisht dialogu bëhet me ta”, tha Haliti.

“Mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë çdo gjë që nuk e penalizon Kosovën, kjo do të thotë të respektojë marrëveshjet e nënshkruara”, shtoi ai.

Haliti thotë se edhe në Forumin e Bledit, deklaratat e emisarëve janë të qarta sa i përket dialogut.

“Besoj që qëndrimet e dhëna të emisarëve sa i përket kësaj çështjeje është rifillimi i dialogut në vjeshtë”, përfundon Haliti për GazetaBlic.

Dialogu Kosovë-Serbi, paralajmërohet vjeshtë e “nxehtë” për Qeverinë Kurti

“Kur të përfundoni punët dhe mbani premtimet ne vazhdojmë me ju“ | Ish-diplomati thotë se ka një lloj sanksionimi për Kosovën edhe nga Franca