Me datën 26 qershor pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq. Mbajten e këtij takimi e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Kryeministri i Republikës së Kosovës do të marrë pjesë në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut, i cili është paraparë për javën tjetër, më 26 qershor.Në fokus kryesor ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara” deklaroi Kryeziu për “Gazeta Blic’.
Në lidhje me këtë takim ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ku thotë se është e domosdoshme që Kurti dhe Vuçiq të takohen dhe të vazhdojnë bisedimet.
Haliti shpreson se ky takim nuk do të jetë një betejë përplasjesh por do të jetë një takim që të dyja palët ta kuptojnë që marrëveshjet janë obligim dhe duhet të zbatohen
“Është e domosdoshme që Kurti e Vuçiq të takohen, e të vazhdojnë bisedimet. Kurti ka qenë gjithnjë i angazhuar në dialog, përmes zëvendës kryeministrit, Besnik Bislimi. Është koha që të jetë kontribues i drejtëpërdrejtë, duke marrë parasyshë përgjegjësitë Kushtetuese, që si Kryeminister i ka dhe domosdoshmërinë e të kuptuarit që Kosova ka vetëm një rrugëtim dhe drejtim. Kushdo që përpiqet që ti shmanget të qenurit tërësisht në orientim e rrugëtim të kundërt nga SHBA e BE, është me dikënd tjetër por jo me popullin e Kosovës. Interesi nacional i yni është bashkërenditja e vendimeve sipas porosive të SHBA dhe BE! Besoj që ky takim nuk do jetë betejë përplasjesh me “mullijtë e erës” por do jetë takim që të dyja palët do ta kenë kuptuar që marrëveshjet janë obligim dhe duhet të zbatohen, jo për interesa elektorale por për interese të të dy vendeve tona”, përfundoi Haliti për GazetaBlic.
Pacolli: Shpresoj që takimi Kurti-Vuçiq mos të jetë një tjetër takim me karakter populist!