Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me kandidatët Ilir Zuka dhe Fatmir Pira, u mirëpritën nga familja Alidema në Pozheran, raporton GazetaBlic.
Ai falënderoi për mikpritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se takimet me qytetarët rrisin motivimin për të vazhduar me përkushtim punën për zhvillimin e komunës, mirëqenien e qytetarëve dhe krijimin e mundësive për të rinjtë.
Haliti shtoi se Pozherani do të mbetet në fokus të investimeve dhe projekteve të reja.
Postimi i plotë:
Sonte pata kënaqësinë të jem i mirëpritur nga familja e gjerë Alidema në Pozheran, së bashku me kandidatët tanë Ilir Zuka dhe Fatmir Pira.
Faleminderit nga zemra për mikpritjen e ngrohtë, bisedën e hapur dhe përkrahjen e vazhdueshme që kjo familje i jep vizionit tonë për zhvillimin e komunës.
Në çdo takim me qytetarët tanë, ndihem i inkurajuar nga besimi dhe mbështetja e tyre, që na motivon të vazhdojmë me përkushtim punën tonë për rritjen e mirëqenies, zhvillimin e infrastrukturës dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.
Pozherani, ashtu si e gjithë komuna jonë, do të vazhdojë të jetë në qendër të investimeve dhe projekteve të reja që synojnë përmirësimin e jetës së çdo qytetari.
Faleminderit familjes Alidema për mikpritjen dhe mbështetjen e sinqertë!


