Lajme

Haliti: Ndërhyrja e drejtpërdrejt në autonominë financiare, problemi numër 1 në komuna

11/17/2025 10:30
nga:Genita C

Sokol Haliti, në balotazhin e 9 nëntorit fitoi besimin e qytetarëve të Vitisë, për të katërtin mandat radhazi.

Në një intervistë në emisionin “Fol me Arin”, Haliti tregon se sfidat më të mëdha gjatë këtyre viteve, kishin të bëjnë me nivel qendror, e sidomos nga Ministria e Financave.

Haliti, thotë se ndërhyrja e drejtpërdrejt në buxhetin e komunave, ka qenë problemi numër një i Vitisë.

“Me kontratën kolektive, ndërhyrja në autonominë financiare drejtpërdrejt të komunave, kanë qenë problematika numër 1. Sikur komunat të lihen të funksionojnë me buxhetin e vet nga të hyrat vetanake, nga grandi qeveritar dhe nga donacionet e grandeve të perfomancës, të cilat komunat i arrijnë me aftësi të veta, mjafton, sidomos për komunën e Vitisë që të iplementojmë program qeverisës në plotni”, u shpreh ai.