Lajme

Haliti: Mirënjohës për mbështetjen dhe mikpritjen e ngrohtë të banorëve të Lubishtës

09/30/2025 23:22
nga:Genita C

Sokol Haliti, kryetar aktual i Vitisë, zhvilloi sonte një takim në Lubishtë, ku prezantoi programin dhe vizionin për një të ardhme më të mirë, raporton GazetaBlic.

Banorët pritën me ngrohtësi dhe dhanë mbështetje të madhe për iniciativën e tij.

Postimi i plotë:

Sonte në Lubishtë patëm një pritje madhështore!

Së bashku me kandidaten për këshilltare, znj. Melihate Ajeti, shpalosëm programin tonë dhe vizionin për një të ardhme më të mirë.

Mirënjohës për mbështetjen dhe mikpritjen e ngrohtë të banorëve të Lubishtës.