Lajme

Haliti: Kurti ka vendosur një sistem regjimi për punësimet në Kosovë

09/01/2024 17:55
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur një sistem regjimi sa i përket punësimit.

Haliti në një intervistë për GazetaBlic thotë se është e pamundur që dikush të punësohet në institucione publike, nëse nuk i përkasin partisë së tij.

Madje sipas Halitit, edhe në konkurse, militantët e VV’së i marrin pyetjet shumë më herët dhe prandaj, dalin më të mirët.

“Kurti ka vendosur një sistem regjimi, sa i përket punësimeve në Kosovë, pra nuk vjen në shprehje askush që të punësohet në institucione apo ndërmarrje publike. Në ato vende, ku ka konkurse, njerëzit e tyre i marrin pyetjet më herët dhe dalin më të mirët. Ndërsa, në anën tjetër, dija e tyre në raport me obligimet ligjore është problematike”, tha Haliti për GazetaBlic.

Jasharaj: Kjo Qeveri vepron me teke e inate, kanë qasje të gabuar ndaj sindikatave