Lajme

Haliti e quan Kurtin “Nostradamus”: Paska parë ëndërr të keqe, le të shkojmë në zgjedhje e kush zhduket vendos qytetari

09/18/2023 13:09
nga:N K

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti i ka reaguar kryeministrit Kurti, pas deklaratës së tij se opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket, raporton Gazeta Blic.

Haliti për Gazeta Blic tha se kryeministri paska parë një ëndërr të keqe, për opozitën.

“Nastradimusi paska parë ndonjë ëndërr të keqe për Opozitën dhe dëshiron ta ruaj, mundësisht kështu siç është”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se fillimisht të plotësoj këtë kërkesë për zgjedhje të parakohshme dhe pastaj të konstatojmë.

“Besoj që pas zgjedhjeve opozita nuk do të rebelohet, por ata që mbesin në opozitë do ta vazhdojnë betejen. Se kush do mbetet e kush du zhduket vërdiktin do ta japin qytetarët”, ka thënë Haliti për Gazeta Blic.

“Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet se humb, qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”