Lajme

Haliti: Budrika dhe Remniku dëshmojnë përkrahjen e fuqishme për ndryshimin dhe zhvillimin e Kosovës

01/20/2025 21:36
nga:G C

Kandidati i LDK-së për deputet, Sokol Haliti, ka zhvilluar takime me qytetarët e fshatrave Budrikë e Epërme dhe Remnik, së bashku me nënkryetarin Lutfi Haziri, raporton GazetaBlic.

Gjatë vizitës në Budrikë të Epërme, Haliti ka theksuar se ky fshat është zemra e vërtetë e Vitisë dhe e Kosovës, duke përshëndetur qytetarët që janë forca e ndryshimit dhe duan zhvillim, respekt dhe shpresë.

Ai ka shprehur angazhimin për të bërë të mundur realizimin e këtyre kërkesave, duke theksuar fuqinë e bashkimit dhe ringritjes së të djathtës.

Po ashtu, Haliti dhe Haziri patën mundësinë të takojnë banorët e Remnikut, të cilët e kanë mbështetur idenë e ndryshimit, duke diskutuar për sfidat dhe mundësitë për një të ardhme më të mirë për regjionin dhe gjithë Kosovën.