Lajme

Haliti: Albin Kurti të kërkojë falje publikisht për situatën në të cilën e ka sjellë Kosovën, nëse jo, të japë dorëheqjen!

02/16/2024 11:23
nga:Y I

Rregullorja e re e BQK-së e cila ndalon përdorimin e dianrit në Kosovë ka sjellë një reagim të fortë ndërkombëtar.

Pas paralajmërimit të Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, i cili tha ‘se mund të rrezikohet partneriteti me Kosovën’  një deklaratë e ashpër ka ardhur edhe nga ambasadori amaerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Ai tha se vendimi i Kosovës për ta zbatuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb, ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës.

Në lidhje me këto deklarata ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

Haliti tha se qortimi publik është paralajmërim për këtë qeveri, që me aventurat politike, po i vendos interesat e Kosovës në pikpyetje të madhe para Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Qortimi publik është paralajmërim për këtë Qeveri që me veprimet e mosveprimet e saja, me akrobacionet dhe avanturat politike po e vendosë vetveten e interesat e Kosovës në pikëpytje të madhe para Bashkësisë Ndërkombëtare e në veçanti në raport me vendet, strategjikisht mike të Kosovës” deklaroi Haliti për “Gazeta Blic” 

Haliti tha se sa i përket çështjes së dinarit, sigurisht që duhet ndalur, por se duhet të ndiqen praktikat që vendet e BE-së bëjnë në fillimet e tyre kur hyjnë në Eurozonë.

“Sa i përket çështjes së ndalimit të përdorimit të dinarit të Serbisë brenda teritorit të Kosovës, si çështje duhet bërë e duhet ndaluar, por duhet të ndiqen praktikat që vendet e BE-së bëjnë në fillimet e tyre kur hyjnë në Eurozonë. Duhet bërë marrëveshje në mes të sistemit bankarë të Kosoves dhe atij të Serbisë lidhur me qarkullimin e konvertimin e valutave përmes dy sistemeve bankare. Por domosdoshmërisht kjo kërkon edhe marrëveshje politike shumpalëshe dhe bazuar në pakon e Ahthisarit dhe marrëveshjen e Brukselit, Kosova duhet të ketë valutën e saj në të gjithë teritorin”

Deputeti i PDK-së u shpreh se Kurti do të duhet të kërkojë falje publikisht për situatën në të cilën e ka sjell Kosovën, nëse jo, atëherë të japë dorëheqjen dhe ta qojë vendin në zgjedhje.

“Si pasojë e krijimit të mosbesimit me aleatin më të besueshem e më të dashur nga gjithë kosovarët, kryeministri i Kosovës do duhej që publikisht të kërkonte falje për mosveprimin e tij në përputhje me sugjerimet që i janë bërë nga vendet mike, të shkarkoj disa nga përgjegjësit që kanë shkaktuar këtë situatë, dhe nëse jo, atëherë të paraqesë dorëheqje dhe vendin ta qoj në zgjedhje të reja”

Ai tha se nëse kryeministri nuk arrin që ti bindë aleatët lidhur me ndryshimin e kursit politik, pasojat do ti vuaj Kosova por edhe ai personalisht

“Shansin e ka për ti përmirësuar gabimet, për të vepruar si politikan evropian i shekullit 21 që problemet ti zgjedhim me dialog duke marrë parasysh interesat e Kosovës e qytetarëve të saj. Nëse kryeministri nuk arrin që ti bindë aleatët tanë lidhur me ndryshimin e kursit politik, pasojat do ti vuaj Kosova por edhe ai personalisht” tha Haliti në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Hovenier për dinarin: Kjo situatë e ka prekur cilësinë e partneritetit mes dy qeverive tona

Blinken pasi pyetet për dinarin: Dialogu i BE-së, shtegu i vetëm i duhur për Kosovën dhe Serbinë