Veprimtari për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Halit Barani, ka vendosur që ta heqë mjekrën karakteristike.
Por, 67-vjeçari që kishte dëshmuar edhe në procesin kundër Sllobodan Millosheviqit, meqenëse ishte marrë me evidentimin e rasteve të dhunës që nga fundi i viteve të 80-ta, edhe këtë vendim personal e lidh me çështjen kombëtare.
“Mundeni me më pa pa mjekër kur nuk ka më kufi shqiptaro-shqiptar. Kur nuk ka më aty absolut kurrfarë objekti, por është fushë kah të duash me lëviz, sikur kur lëviz nëpër Gërmi”, tha ai në Klan Kosova FM, i bindur se kjo ditë është e afër.


