Lajme

Halimi: Tregtarët në Ferizaj, çdo të shtunë përballen me një katrahurë të shëmtuar, meritojnë një treg modern

09/04/2021 20:53
nga:Y I

Kandidatja për kryetare të Ferizajt nga radhët e LDK-së, Sibel Halimim vizitoi tregun e gjelbërt në Ferizaj.

Nga tregtarët u njoftua për kushtet e mjerueshme në të cilat detyrohen ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

Postimi i plotë:

Tregtarët në Ferizaj, çdo të shtunë përballen me një katrahurë të shëmtuar

Tezgat e vjetëruara, gropat në çdo pjesë të tregut, mungesa e mbulojës nga reshjet atmosferike, ishin disa nga problemet që shitësit e tregut të gjelbërt në Ferizaj i adresuan.

Ferizaj, e meriton një treg të gjelbërt modern, që këta njerëz punëtor ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre me dinjitet.

#Ferizajemeriton
#SibelperFerizaj