Lajme

Halimi: Presidentja ka pasur qëllimin e mirë, por fotografia me punëtorët e AKI-së mund të dëmtojë institucionin

03/10/2025 12:18
nga:Genita C

Drejtori i ISEG, Jeton Halimi, ka komentuar mbi fotografinë e publikuar nga Presidentja Vjosa Osmani, ku shfaqet me punëtoret e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Halimi për GazetaBlic ka thënë se presidentja mund të ketë pasur qëllime të mira me këtë veprim, por ka theksuar se kjo ngjarje ka edhe një anë tjetër, që mund të ndikojë negativisht në kredibilitetin e AKI-së.

“Presidentja e ka pasur qëllimin e mirë, por është edhe ana tjetër e medalies që e dijmë, që ai institucion është kredibil, por nuk jemi në gjendje që mund ta rrezikojmë dikë përmes asaj fotografie”, ka thënë Halimi.

Dedaj: Festa që bëri Albin Kurti më 9 shkurt ishte kulmi i marrëzisë së pushtetit në ikje

Çka pritet nga takimi i Mark Rutte me Kurtin e Osmanin? Flasin ekspertët e sigurisë