Analisti politik, Jeton Halimi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, duke e akuzuar atë për mosprofesionalizëm dhe për një qasje të dëmshme ndaj administratës dhe popullit të Kosovës.
Halimi për GazetaBlic tha se prononcimet e Pecit kanë shkaktuar shqetësime të mëdha dhe kanë nxjerrë në pah një kulturë politike të dëmshme, që është larg interesave të qytetarëve.
“Faton Peci ka dhënë një qasje të papranueshme, e cila ka dëmtuar besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore. Politika që ai përfaqëson është një lloj mashtrimi dhe demagogjie që dëmton zhvillimin e vendit,” theksoi Halimi.
Halimi tutje bëri thirrje që kjo Qeveri dhe veprimet e tyre, duhet të ndëshkohen me votë nga qytetarët.
“Më shumë se kurrë, është e domosdoshme që qytetarët të jenë të vetëdijshëm për këto abuzime dhe ta përdorin votën e tyre si mjet për të larguar këta individë nga pushteti,” tha Halimi, duke shtuar se është koha që populli i Kosovës të dërgojë një mesazh të qartë në zgjedhjet e vitit 2025, kur pritet të mbahet zgjedhjet parlamentare./GazetaBlic/
Lekaj: Peci po kërcënon opozitën për të fshehur abuzimet, qeveri që do të ndëshkohet nga qytetarët!