Lajme

Halimi mirëpret shfuqizimin e vendimit të ARBK-së për Klan Kosovën: S’ka më fuqi partiake që mbyll media

06/21/2023 17:38
nga:G B

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, e ka quajtur lajm të mirë shfuqizimin e vendimit të qeverisë nga ARRBK për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo për dy aspekte, që së pari në Kosovë po funksionon sistemi shtetëror dhe ekonomia e tregut të lirë dhe së dyti, nuk ka më fuqi pushtetore e partiake që mbyllë media.

Postimi i saj i plotë:

Lajmi se ARBK e ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit Televizionit Klan Kosova është lajm i mirë për dy aspektet e saj thelbësore. Së pari në Kosovë po funksionon sistemi shtetëror dhe ekonomia e tregut të lirë dhe së dyti, nuk ka më fuqi pushtetore e partiake që mbyllë media.

Ky vend ka histori demokracie dhe tendencat e suspendimit të saj nga një ideologji majtiste e populliste do të jenë krejtësisht të kota!

Asnjë pushtet nuk mund ta mposhtë vullnetin e një shoqërie që ka përqafuar vlerat e përbashkëta euroatlantike, mendimin dhe shprehjen e lirë.