Lajme

Halimi: Mendësia e gazit lotsjellës në pushtet shndërrohet në kërcënim

02/10/2023 18:11
nga:Y I

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar pas deklaratës së së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku e njëjta në seancën gjyqësore ku akuzohet për gazin lotsjellës i ka kërkuar prokurorit të tërhiqet, raporton Gazeta Blic.

Halimi, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se mendësia e gaz lotsjellësit vazhdon edhe në qeverisje, por në pushtet shndërrohet në kërcënim, ndaj është reflektimi i saj.

Ajo ka thënë se kjo pos që është qasje e rrezikshme, shpërfaq mendësinë e gaz lotsjellësit në qeverisje e përkthyer në arrogancë e mos respektim të shtetit.

Postimi i plotë:

Mendësia e gazit lotsjellës vazhdon edhe në qeverisje, por tashti shndërrohet në kërcënim, si reflektim i qasjes së dhunshme.

Gjuha, komunikimi përfaqëson e përcakton atë çfarë jemi dhe mendojmë. Prandaj, nuk pritet që të qeveriset përtej mënyrës se si Vetëvendosje erdhi në pushtet.

Ministrja e Drejtësisë i drejtohet prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”!?

Duke ndërhy paskrupullt në pushtetin e ndarë. Kjo është qasje e rrezikshme dhe shpërfaq mendësinë e gazit lotsjellës në qeverisje duke u përkthyer në arrogancë e mos respektim të shtetit.

Kjo është dhunë simbolike e pushtetit autoritar.