Jeton Halimi i cili është drejtor ekzekutiv në Institutin për Studime Evropiane dhe Globale thotë se është koha kur kryetari i KQZ-së dhe presidentja Osmani ta përcaktojnë datën e zgjedhjeve në veri të Mitrovicës.
Halimi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, koha e duhur është fillimi i muajit mars.
“Kryetarët e katër komunave në veri duhet të shkarkohen. Kryetari i KQZ-së në koordinim me Vjosa Osmanin duhet të caktojnë datën e zgjedhjeve”, tha ai.
“Koha optimale është gjysma e dytë e muajit shkurt, apo java e parë e muajit mars. Kjo është koha e duhur kur duhet të bëhen të gjitha përgatitjet dhe i gjithë materiale për zgjedhje të jetë gati”, shton Halimi.
“Peticioni ka shkuar mirë, edhe zgjedhjet të zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Normalizim i raporteve Kosovë-BE” – Kur do të mbahen zgjedhjet e reja në veri të Kosovës?


