Lajme

Halimi: Kurti është në ankth prej Grenellit, mos qofsha nën lëkurën e tij!

03/04/2025 19:56
nga:Genita C

Njohësi i çështjeve politike, Jeton Halimi ka komentuar vizitën e paralajmëruar të Richard Grenell në Kosovë, duke e cilësuar si një mundësi të rëndësishme dhe të frytshme.

Ai për GazetaBlic thekson se beson qq Grenell do të sjellë risi dhe do të bëjë presion ndaj qeverisë së Albin Kurtit, pas ofendimeve të bëra nga eksponentët e VV-së.

“Kanë paralajmëruar se  Grenell vjen në Kosovë, dhe do të jetë një vizitë shumë e frytshme. Besoj se ai do të sjellë risive të shumta dhe do t’i tregojë dhëmbët qeverisë në detyrë të  Albin Kurtit. Sjellja e tij do të jetë shumë e ashpër, duke e ditur se ofendimet që janë bërë nga eksponentët e VV-së ndaj Grenell”, tha Halimi.

Halimi është i bindur se Grenell do t’u hakmerret atyre që e kanë ofenduar, dhe se vizita do të ketë një ndikim pozitiv dhe të rëndësishëm, sidomos për politikat që përfshijnë Ballkanin.

“Kam besim se ai do t’u hakmerret atyre që e kanë ofenduar. Vizitën e shohim shumë pozitive dhe me perspektivë, pasi vjen njeriu kryesor i administratës Trump për politikat që përfshijnë edhe Ballkanin”.

Ai shtoi se pret presion maksimal për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 dhe theksoi se partitë politike nuk duhet të bëjnë kalkulime në favor të tyre.

“Pritjet tona janë shumë të mëdha, presioni maksimal për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025. Nuk duhet lejuar që partitë politike të bëjnë kalkulime në favorin e tyre, siç kanë bërë deri më tani, pa marrë parasysh dëmet që i kanë shkaktuar Kosovës. Besoj se Kurti është në ankth prej  Grenell, e di shumë mirë çfarë mund të presë, duke marrë parasysh çfarë ka bërë presidenti i Ukrainës në Zyrën Ovale të SHBA-së. Ky është diçka që Kurti dhe VV-ja e dinë shumë mirë. Mos qofsha në lëkurën e Kurtit”, tha ai për GazetaBlic.

Ish-diplomati: Ardhja e Grenellit do të sqaronte politikën amerikane karshi Kosovës, për katër vitet e ardhshme