Lajme

Halimi: Kur shteti është patriarkal, vrasja e grave shndërrohet vetëm në lajme kronikash të zeza

04/05/2023 18:25
nga:Genita C

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për rastin e vrasjes së Sebahate Morinës, nga ish-bashkëshorti i sajë.

Halimi, ka deklaruar se kur shteti është patriarkal, vrasja e grave shndërrohet vetëm në lajme kronikash të zeza.

“Kur shteti është patriarkal, vrasja e grave shndërrohet vetëm në lajme kronikash të zeza. Mobilizimi shoqëror për sundimin e ligjit dhe përgjegjësit e institucioneve të drejtësisë lidhur me mbrojtjen e grave dhe vajzave është emergjencë nacionale. “- ka deklaruar Halimi.

Shkrimi i plotë:

Kur shteti është patriarkal, vrasja e grave shndërrohet vetëm në lajme kronikash të zeza. Mobilizimi shoqëror për sundimin e ligjit dhe përgjegjësit e institucioneve të drejtësisë lidhur me mbrojtjen e grave dhe vajzave është emergjencë nacionale.

Dy javë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i bëri përgjegjës Prokurorinë dhe Policinë për jetën e Sebahate Morinës, heshtja është përgjigjja e vetme e shtetit.

Vendimi i një autoriteti siç është Gjykata Kushtetuese duhet të përcillet me veprime konkrete, shkarkime dhe dorëheqje!

Heshtja, nuk është kurrë përgjigje, por veprimi i vendosur i ligjit.